Kushtet e Shërbimit

Kushtet e përgjithshme të kontratës me përdoruesit e shërbimeve postare

Posta Jonë Sh.p.k

Laprake, Njesia Administrative 11

Rruga "Dritan Hoxha", P1 H1, Njësia 15

Tiranë, Shqipëri

Email: office@postajone.com

Tel: +355 68 809 2372

"Posta Jonë" Shpk, vështruar parashikimet e Ligjit nr. 46 dt. 7.5.2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë" dhe Rregullores së A.K.E.P. nr. 38 dt. 19.11.2015 "Për autorizimin e përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve postare" është e autorizuar të ofrojë shërbime postare në Republikën e Shqipërisë, sipas Çertifikatës së Konfirmimit të Njoftimit Nr. 2021-APSIIP-00180 / datë 28.12.2021.

Objekti i Shërbimeve të Autorizuara

Kjo kontratë, vështruar parashikimi i nenit 39/1 të Ligjit nr. 46 dt. 7.5.2015 "Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë", vlerësohet e lidhur nga subjekti kontraktues, i cili:

  • Është njohur me të gjitha kushtet e saj
  • I ka pranuar me vullnetin e tij të lirë
  • Ka autorizuar shërbimin postar sipas kërkesës së tij
  • Është njohur me tarifat e shërbimit
  • Ka parapaguar shërbimin ose ka pranuar një mënyrë alternative të pagesës

Shërbimet e Ofruara

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Shërbimi i pranimit, përpunimit, transportit dhe shpërndarjes të objekteve postare të postës së shpejtë - Postë Expres, brenda vendit
  • Shërbimi i pranimit, përpunimit, transportit dhe shpërndarjes të objekteve postare -Jo Expres, brenda vendit
  • Shërbimi i shpërndarjes së objekteve të paadresuara për publicitet
  • Shërbimi i shkëmbimit të dokumenteve

Shërbimet Postare Ekspres

"Shërbim ekspres" është shërbimi i shpërndarjes "derë me derë", në një kohë të shkurtër, shpërndarjes një ditë pas dorëzimit, ose transportit në kohë të përcaktuar të objektit postar që përfshin shpërndarjen e dokumenteve, pakove dhe mallrave.

Mallra të Ndaluara në Shërbimin Postar

Objektet postare nuk mund të përmbajnë:

  • Substanca radioaktive apo substanca të tjera të rrezikshme
  • Substanca narkotike dhe psikotrope
  • Kafshë të gjalla
  • Artikuj, importimi dhe qarkullimi i të cilëve është i ndaluar në vendin e destinacionit
  • Artikuj të cilët janë të rrezikshëm për personelin
  • Substanca ose objekte të tjera, transporti i të cilave është i ndaluar me ligj

Ankesat dhe Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve

Çdo përdorues i shërbimeve postare ka të drejtë të ankohet apo të kërkojë sqarime në rast se vëren shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve. Ankesa mund të paraqitet me shkrim brenda 30 ditëve nga:

  • Ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar
  • Marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar

Dëmshpërblimi

Dëmshpërblimi maksimal është:

  • Për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e një objekti të siguruar: sa vlera e dëmtuar, por jo më shumë se vlera e deklaruar
  • Për humbjen apo vjedhjen e një objekti postar, letër të regjistruar: 2,000 lekë
  • Për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e një koliposte të regjistruar: 5,000 lekë
  • Për tejkalimin e afatit të dorëzimit: 500 lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 5,000 lekë

Për më shumë informacion:

Vizitoni faqen tonë të internetit: www.postajone.com

Ose na kontaktoni në: office@postajone.com